Lajme

NATO i bën premtime Ukrainës për mbrojtjen ajrore, por jo konkrete


Vendet anëtare të NATO-s një ditë më parë kanë shumëfishuar premtimet për të kërkuar sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.

Por pa angazhime konkrete për të mbrojtur qytetet nga raketat dhe dronët e Rusisë.

“Aleatët e kuptojnë urgjencën”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Aleatët tani do të shikojnë inventarët e tyre, për të parë nëse ka mënyra për të furnizuar më shumë sisteme, veçanërisht Patriots, por gjithashtu për të siguruar që sistemet që janë tashmë në vend të kenë municion dhe pjesë këmbimi”, ka shtuar Stoltenberg.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë sakaq se nuk dëshiron të prishë festën e ditëlindjes për NATO-n.

“Por ndihem i detyruar të dërgoj një mesazh shumë të trishtuar në emër të ukrainasve për sulmet ajrore ruse në vendin tim”, ka shtuar Kuleba.

Ndërkohë ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u ka drejtuar thirrje “partnerëve në Evropë dhe në mbarë botën të ofrojnë gjithçka që mundemi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore