Sport

Nastasiç kërkon rikthimin te Fiorentina


Matija Nastasiç është pranë transferimit te Fiorentina, klub për të cillin ka luajtur nga 2012 deri në 2015. Schalke 04 githashtu është e gatshme ta lërë lojtarin të largohet.

Sipas gazetarit sportiv italian, Gianluca di Marzio, edhe pse ka edhe një vit kontratë mes Schalke-s dhe Nastasiç-it, gjermanët do e lënë të lirë serbin të largohet.

Pas rënies në Bundesligën e Dytë, Schalke ka liruar disa lojtarë dhe është gati të lërë të lirë edhe: Amine Harit-in, Nastasiç-in dhe Omas Mascarell-in.

“Blutë Mbretëror” pasi ranë nga Bundesliga, shkëputen kontratat me 18 lojtarë, për t’u liruar nga pagat e tyre dhe një gjë e tillë po pretendohet edhe me Nastasiç-in.

28-vjeçari kaloi fillimisht nga Partizan-i i Beogradit te Fiorentina, më pas te Manchester City dhe te Schalke.

Në verën e 2015, gjermanët paguan te City 9.5 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Me fanellën e Schalke-s që nga ajo kohë, Nastasiç-i është aktivizuar në 157 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore