Lajme

Nancy Pelosi viziton “papritur” Kiev-in


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi mbërriti në Kiev për një vizitë.

Këtë e bëri të ditur të dielën në mëngjes presidenti Volodymyr Zelensky, raporton Reuters.

Videoja e takimit të Zelensky-t me Pelosi-n është publikuar në rrjetet sociale të kreut të shtetit.

“Shtetet e Bashkuara janë një lider në mbështetjen e fuqishme të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Faleminderit për ndihmën për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë!”, ka komentuar presidenti ukrainas.

Gjatë takimit, Pelosi u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainën derisa të përfundojë luftën.

Vizita e Nancy Pelosi-t në Ukrainë nuk ishte paralajmëruar paraprakisht.

Më herët, shefi i Pentagon-it Lloyd Austin dhe sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken bënë një vizitë, detajet e së cilës u mbajtën në fshehtësi të rreptë.

Këtë javë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve miratoi një projekt-ligj për një “qira të tokës” që do të lejojë dërgesa më efikase të armëve, municioneve dhe pajisjeve në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore