Lajme

Myanmar: Pas deklaratës së guximshme ambasadori pushohet nga puna


Sundimtarët ushtarakë të Myanmar-it njoftuan se kanë pushuar nga puna Ambasadorin e Kombeve të Bashkuara (KB) në Myanmar. Ky vendim vjen pas thirrjes ndërkombëtare për ndihmë të ambasadorit, Kyaë Moe Tun, për t`i dhënë fund grushtit të shtetit në Myanmar.

Gjatë fjalimit, ambasadori i KB-së deklaroi se askush nuk duhet të bashkëpunojë me ushtrinë, derisa kjo e fundit t`i kthejë pushtetin qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.

Më 27 shkurt, televizioni shtetëror i Myanmar-yt njoftoi largimin e tij. Në njoftimin e televizionit shtetëror, thuhej se ambasadori kishte “tradhtuar vendin dhe kishte folur për një organizatë jozyrtare e cila nuk përfaqëson Myanmar-in. Ai akuzohej se kishte abuzuar me fuqinë dhe përgjegjësitë e një ambasadori”.

Forcat e sigurisë kanë përshkallëzuar masat kufizuese ndaj protestuesve që kundërshtojnë grushtin e shtetit. Mediat lokale kanë raportuar rreth 12 të arrestuar. Njoftohet se një grua është qëlluar në qytetin e Monwya-s. Gjendja e saj nuk është bërë ende e ditur.

Myanmar-i është tronditur nga protestat që kur udhëheqësit e lartë të qeverisë u rrëzuan dhe u arrestuan. Më 1 shkurt, pas arrestimit tw udhëheqësve të lartë të qeverisë ushtria mori pushtetin. .

Grushti i shtetit në Myanmar

Ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, me 1 shkurt duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci, u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore