Bota

Myanmar bllokon facebook-un


Qeveria e re ushtarake e Myanmar-it ka bllokuar aksesin në median sociale facebook, teksa rezistenca ndaj grushtit të shtetit është rritur me thirrje për mosbindje civile, duke protestuar për përmbysjen e qeverisë civile dhe kancelares, Aung San Suu Kyi.

Facebook është shumë i përdorur në Myanmar. Qeveria e rrëzuar e ka përdorur për të bërë njoftime publike.

Ministria e komunikimit ka nxjerrë një direktivë për të bllokuar përkohësisht facebook-un. Kjo direktivë ju është dërguar operatorëve celuularë dhe ofruesve të shërbimit celularë.

Ofruesi i shërbimit celular Telenor Myanmar, i cili është pjesë e grupit norvegjez Telenor u shpreh se është i shqetësuar për urdhrin e nxjerrë për shkak se është në shkelje të drejtave të njeriut.

Partia politike e rrëzuar dhe aktivistë të tjerë në Myanmar kanë bërë thirrje për mosbindje civile.

Mosbindja civile është shfaqur edhe midis mjekëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë të cilët kanë deklaruar se nuk do të punojnë nën sundim të ushtrisë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore