Lajme

Mustafi: Flamuri kuq e zi përgjithmonë do të valojë në Luginë


Flamur i Shqipërisë në Luginën e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Mustafi ka bërë të ditur se ka vendosur edhe këtë vit të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pavarësisht ndalimit me ligj nga autoritet serbe.

“Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes”.

“E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare”, ka shkruar Mustafi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa

Ai ka theksuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptar.

“Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime. Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar! Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar! Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës!  Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë! Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit”.

Edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka uruar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Plot krenari e nder, festojmë për ty Shqipëri! Sot, në Preshevë valon flamuri më i bukur në botë”, ka shkruar ai.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Ishte data 28 nëntor 1443 kur heroi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vendosi të braktisë ushtrinë turke dhe të luftojë për çlirimin e atdheut të tij.

I lindur në Krujë dhe i biri i një udhëheqësi që u rebelua kundër Perandorisë Osmane, ai u mor me forcë nga familja, bashkë me vëllezërit e tij, kur ishte ende fëmijë.

I rritur dhe i stërvitur në ushtrinë turke, ai luftoi dhe fitoi disa beteja pavarësisht se vazhdoi të ëndërronte të kthehej në vendlindje.

Dhe kështu ishte; i shoqëruar nga 300 burra besnikë të tij, ai braktisi turqit dhe u rreshtua kundër tyre, duke rimarrë në radhë të parë Krujën dhe më pas territore të tjera në emër të Shqipërisë.

Por dominimi turk zgjati për një kohë të gjatë, derisa në vitin 1912, në të njëjtën ditë, më në fund u shpall pavarësia nga Perandoria Osmane pas fitores së luftës së parë ballkanike ku u përfshi edhe Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.

Në këtë 28 nëntor, Ismail Qemal ngriti flamurin shqiptar në një ballkon në Vlorë dhe u shpall kryeministër.

Shqipëria më në fund u lirua dhe u shpall shtet i pavarur, por duke humbur një pjesë të mirë të territoreve që iu aneksuan shteteve fqinje.

110 vite shtet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore