Aplikacione

Musk kërkon të përdorë më pak nga pasuria e tij për Twitter-in


Një javë pasi Elon Musk finalizoi një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitter-it, ai po punon për të siguruar fonde nga jashtë për blerjen.

Ai është në bisedime me firma të mëdha investimi dhe individë për të marrë më shumë financime.

Paçka se Musk-u ka një pasuri neto prej rreth 245 miliardë dollarësh, shumë nga pasuria e tij është e lidhur në aksione.

Javën e kaluar, ai ka zbuluar se kishte shitur aksione me vlerë 8.5 miliardë dollarë pas marrëveshjes për të blerë Twitter-in.

Financimi shtesë, i cili mund të vijë në formën e kapitalit privat ose të përbashkët, mund të zvogëlojë kontributin e parave prej 21 miliardë dollarësh që Musk ka zotuar në marrëveshje.

Muajin e kaluar, bankat që ranë dakord të jepnin 13 miliardë dollarë kredi bazuar në biznesin e Twitter-it, e kundërshtuan ofrimin e më shumë borxheve për blerjen.

Këtë, duke pasur parasysh fluksin e kufizuar të parave të kompanisë me bazë në San Francisko.

Gjithashtu Musk-u ka premtuar disa nga aksionet e tij në Tesla në banka për të rregulluar një hua prej 12.5 miliardë dollarësh për të ndihmuar në financimin e marrëveshjes.

Ai mund të kërkojë të shkurtojë madhësinë e huasë bazuar në interesin e investitorit të ri në financimin e marrëveshjes, ka treguar një nga burimet.

Sakaq, Musk është ende duke vendosur nëse do të ketë partnerë që do të bashkohen me të për të shkruar kontrollin e kapitalit të nevojshëm për marrëveshjen.

Aktualisht, ai nuk po kërkon të marrë më shumë borxhe për marrëveshjen me Twitter-in.

Musk-u ka qenë gjithashtu në bisedime me disa nga aksionerët kryesorë të Twitter-it rreth mundësisë që ata të futin aksionet e tyre në marrëveshje në vend që të arkëtojnë.

Investitorët, nga ana tjetër, janë të shqetësuar nëse ai do ta përfundojë marrëveshjen, duke qenë se në të kaluarën është tërhequr.

Në prill, ai vendosi në minutën e fundit të mos zinte një vend në bordin e Twitter-it.

Musk-u, nëse largohet, do të duhet të paguajë një tarifë prej një miliardë dollarësh në Twitter dhe kompania mund ta padisë atë për të përfunduar marrëveshjen.

 

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore