Lajme

Murati: Emëruam 19 inspektorë të rinj, kemi shtuar gjobat ndaj bizneseve


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se numri i inspektorëve nga 22 ka shkuar në 66.

Murati, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, të hënën ka thënë se krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që s’e respektojnë Ligjin e Punës.

“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet”.

“Krahas numrit, janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve. Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ka shumë sfida por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin.

Në aspektin legjislativ në Kosovë sigurinë në punë rregullohet me dy ligje në fuqi: Ligjin e Punës dhe me Ligjin për Siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

Sipas ligjeve në fuqi, punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë.

Gjithashtu, punëdhënësi detyrohet ta informojë punëtorin me shkrim para angazhimit të tij, për rreziqet në punë dhe për masat mbrojtëse të cilat obligohet t’i marrë, në të kundërtën, shqiptohen gjoba nga 5 mijë euro deri në 35 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore