Lajme

“Mundemi me fol për higjienën në ministri, jo për Vetting”, “Drejtësi të katandisur nuk di të bëj unë”, përplasje mes Tahirit e Haxhiut


Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Vettingun nuk mund ta bëj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, meqë sipas tij, “nuk ka njohuri”

“Me ty është problem se nuk din, me ty mundemi me fol për vajin në tepsi, për pamjen tënde, me fol për punësime, me fol për higjienën në ministri të drejtësisë, por për drejtësi nuk mundemi me fol”, i është drejtuar Tahiri – Haxhiut.

“U shpall antikushtetues Ligji Prokurorial, do ta shpallin edhe Ligjin për Konfiskim të Pasurisë dhe amendamentet për Vetting. Një njëri e keni pas të ditur si Nita Shala edhe ajo ju ka lënë. Me një zëvendësministri si Blerim Sllahu i akuzuar për haraq e fajde nuk mundeni ta bëni Vettingun”.

Tahiri ka theksuar se amendamentet për Vetting do ti shkruajnë PDK-ja dhe do ti sjellin në kuvend, “sepse jemi të vetmit që mundemi ta bëjmë, ju nuk dini”.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka relikuiar Tahirit, duke i thënë se “ti me mua nuk mundesh të shtyhesh kurrë”.

“Drejtësi të katandisur nuk di të bëj. As nuk di ti kërcënojë gjyqtarët e prokuroret siç keni bërë ju për ti detyruar të marrin vendime”, është kundërpërgjigjur Haxhiu.

“Ti nuk mbahesh mend për asgjë. Mbahesh mend se qysh ti si ministër i drejtësisë e ke mbyllë institutin për krime të luftës, e ke konfromentu komplet procesin e provimit të noterisë, për atë revolen e plumbave që nuk dëgjohet”, ka shtuar ajo.

Haxhiu në fjalim e saj ka vazhduar me kritika për Gjykatën Kushtuese, duke thënë se aktgjykimi për KPK-në ishte befasues dhe paradoksal.

“Ne nuk do ndalemi, pa humbur kohë do i procedojmë ndryshimet në KPK, sepse jemi të bindur se reforma është e domosdoshme, siç ka thënë edhe Komisioni i Venecias”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore