Lajme

Muja i VV-së akuzon ambasadorët e QUINT-it për nxitjen e grupeve kriminale në veri


Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV),  Armend Muja, reagoi nëpërmjet një postimi në “Facebook” të hënën ndaj qortimimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), zyrtarë të të cilëve udhëzuan Qeverinë e Kosovës që t’i shmangë “veprimet e njëanshme” që nxisin “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit.

Muja konsideroi se deklaratat e SHBA-së dhe BE-së shkaktojnë “çekuilibrim” të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën kujdesin e BE-së dhe rrjedhimisht, nxisin “grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm” në pjesën veriore të territorit të Kosovës, derisa akuzoi amerikanët dhe evropianë që s’e dënuan Serbinë.

“Askush nuk po i hedh bezinë zjarrit. Por disa deklarara të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale. Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë”, shkroi deputeti kosovar.

SHBA-ja dhe BE-ja akuzuan Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” është duke nxitur “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar me serbë etnikë, duke iu referuar mbylljes së zyrave paralele të Serbisë në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, por edhe mbylljen e një Organizate Jo-Qeveritare (OJQ) në Prishtinë që vepronte kundërligjshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore