Stil

‘Mrekullisht’ franceze


A mund të keni një pamje pa “probleme” dhe të tregoni dekoltenë tuaj në një mënyrë delikate?

Nuk ka askund si tarraca e një kafeneje parisiane që t’ju bëjë “të urosh të ishe veshur ndryshe”.

Pranë jush mund të ndodhet një grua me të zeza dhe një stoli të spikatur, pranë saj është dikush duke pirë ekspres dhe i veshur me një xhaketë sportive të artë e me prerje të bukur, mbi një këmishë të bardhë, material i freskët.

Kënaqësia dhe pasiguria e lehtë gjatë një udhëtimi në Paris u është mohuar britanikëve për një kohë të gjatë, por një gjë që solli izolimi është “dashuria për veshjet franceze”…

Ndoshta sepse u mungon Franca, mbase është nga ajo ato zhurma estetike e tyre, apo thjesht se të gjithë kemi parë shumë televizor.

Konkretisht “Call My Agent!”, është seriali francez i vendosur nga një agjenci talentesh në listën A.

Kush nuk dëshiron të vishet si personazhi i Camille Cottin, Andréa, me xhinse të ngushta, këmisha të stampuara, pelerina të zeza, çizme shumëngjyrëshe dhe pallto të gjelbra të thella?

Ajo mban një xhaketë Saint Laurent, mbi një bluzë shumë të gjerë për në zyrë, me pantallona kashmiri dhe verbon me fustanin Balmain nëpër festa.

“Pjesë e fuqisë së Camille-s është se qëndrimi i saj i kthen gjithçka në një deklaratë”, thotë Beatrice Lang, një stiliste parisiene që punon rregullisht me Cottin.

“Për një grua si ajo, përzierja e stileve funksionon më së miri, pavarësisht nëse kjo do të thotë të vendosësh së bashku pjesë të stiluara dhe më të përballueshme – xhinse me një pelerinë joshëse”.

Caroline de Maigret ka çelësin “joshës”

Rasti në fjalë: e vetmja gjë që vesh Andréa në të gjithë serialin “Thirrni Agjentin Tim!” është një pallto ari nga dyqani i dhuratave Hôtel de Crillon, i blerë në minutë të fundit.

Mendova se ajo dukej mjaft joshëse, por një personazh tjetër thjesht ngre vetullat kur e sheh dhe pyet: “Keni ardhur nga Dubai?”

Gratë franceze nuk vishen me “ar”.

“Ah, stili francez! Francezet kanë frikë të duken vulgare”, thotë Leroy-Beaulieu.

“Kjo është në zemër të gjithçkaje. Ato duan të provojnë të gjitha tendencat, por në fakt ndihen më rehat me klasikët, sepse e dinë që duken mirë”.

Në Britani, ju mund të eksperimentoni. Gratë aty nuk kanë frikë të provojnë veshje të guximshme, duket që mund të jetë e mahnitshme, por gjithashtu mund të shkojë keq.

“Në Paris, të jesh elegant dhe pa mundim në një formulë të provuar dhe testuar është shumë më e rëndësishme”.

Leroy-Beaulieu, e cila luajti Sylvie-n përrallore në “Emily në Paris”, karakterizohet nga një shije parisiene e veçantë.

Duke qenë se është një shfaqje amerikane nga krijuesit e “Sex and the City”, veshjet duhet të ishin gjithmonë më shumë mbresëlënëse.

Vetë Emily thyen çdo rregull francez të modës. Ajo vesh në punë: çizme të bardha me stilet, kyçe me gëzof dhe vazhdimisht mban bereta dhe shalle.

“Më bëri të qesh, sepse një dekadë më parë, isha duke punuar në një botuese të modës në “Rue du Bac”, sjell rrëfimin personal gazetarja britanike.

“Aty, si Emily e pafat, pashë kolegët e mi, teksa rrudhnin vetullat çdo herë që vishja ndonjë gjë shumë të ndritshme, ose shumë të shkurtër”, thotë ajo. “Më kujtohet një ditë, kur mbërrita me një triko të stampuar me leopard, ndërsa kolegia afër meje e ndjeu veten në ankth”.

Diskursi midis stilit britanik dhe francez, bëhet interesant, kur autorja sjell shembullin sesi “një herë tjetër, kur një burrë, për të cilin kisha menduar se më pëlqente shumë, nuk pranoi të shkonte në një takim të tretë, derisa bleva një palë këpucë, që nuk ishin as të gërvishtura, as të mbuluara me zbukurime shumëngjyrëshe. Ai kishte absolutisht të drejtë”.

“Ndryshe nga Emily, unë braktisa çdo ndjenjë të stilit personal dhe, për gjashtë muaj isha veshur, me stilin marinar kokë e këmbë”, thotë ajo.

“Gjithashtu theva çekun tim të ditëlindjes së 21-të, për një çantë të cilësisë së mirë YSL, zhgënjyese për gjyshërit e mi, por për kënaqësinë e një të dashuri të ri, të ndërgjegjshëm për modën”.

“Isha e dëshpëruar për t’u përshtatur. Disa qytete mirëpresin njerëz që sjellin pamjen e tyre në tryezë: Londra është një prej tyre, por Parisi nuk do të jetë kurrë!”, rrëfen gazetarja.

“New York ishte një zbulim për mua”, pajtohet Rykiel, i cili qëndroi në Manhattan para se të kthehej në atdhe vitin e kaluar.

“Kishte më pak rregulla, dhe megjithatë gratë ishin shumë më shkëlqyese. Unë isha i magjepsur nga fakti se ata ishin të lumtur të thoshin se po përpiqeshin të ishin versioni më i mirë i vetes. Në Paris, ju pretendoni se ‘nuk bëj stërvitje’. Në Amerikë, ju thoni, ‘kam punuar shumë për këtë trup’”.

Stili francez ka të bëjë me pamjen e thjeshtë, por edhe joshëse, përmbyll britanikja.

“Ah, joshje”, debati shekullor mbi atë që është dhe kush e mishëron atë. Në Britani, kurrë nuk mendohet shumë për të qenë joshëse.

Kështu supozohet se do të thotë të veshësh ngjyrë të kuqe dhe të tregosh shumë lëkurë; në Paris që është një gabim i madh, dhe çelësi – siç e dinë aq mirë gratë joshëse si Jeanne Damas.

“Për të treguar dekoltenë tuaj, lëreni bluzën tuaj të bjerë nga supi gabimisht, gjë që në fakt nuk është aspak gabim”, thotë modelja dhe ekspertja e joshjes, Caroline de Maigret.

“Ju e tregoni lëkurën tuaj në disa vende, por jo shumë dhe kurrë në mënyrë të dukshme. Unë e konsideroj atë seksi, pasi meshkujt ndihen sikur kanë vjedhur një pamje të trupit tuaj sesa juve t’ua jepni atyre”.

Sa mrekullisht franceze!

De Maigret i shpjegon të gjitha këto në “How To Be Parisian”, i cili është një nga manualët më të shitur të botuar në lidhje me gratë franceze dhe stilin e tyre gjatë dekadës së fundit: si të hani si një parisiene, të flirtoni si një e tillë dhe mbi të gjitha si të visheni si një parisiene.

Ndërsa këta libra mbajnë disa “receta” urtësie, duke e shndërruar stilin francez në një formulë.

Marrë nga “The Telegraf”, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore