Kosova

MPJ s’ka pranuar asnjë njoftim se Suriname e ka çnjohur Kosovën  


Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se nuk ka pranuar asnjë njoftim për pretendimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, se Suriname – shtet në Afrikën e Jugut – ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qëndresa Fazliu, ndër të tjera ka bërë të ditur se kjo ministri po punohet me intensitet në lidhjen e marrëdhënieve dhe rritjen e bashkëpunimit me shtetet të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën.

“Përtej spekulimeve mediale dhe deklaratave të titullarëve në Beograd, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka asnjë njoftim rreth ndonjë veprimi të tillë nga ana e shtetit Surinami. Një situatë të ngjashme kemi pasur edhe muaj më parë kur Serbia pat paralajmëruar një numër të madh ‘ç’njohjesh’, të cilat rezultuan të ishin të gjitha të pavërteta”, ka thënë ajo në një përgjigje për Albanian Post.

“Duke mos lënë anash forcimin e marrëdhënieve dhe nisjen e iniciativave konkrete të bashkëpunimit me shtete, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, por me të cilat për arsye të ndryshme nuk kemi pasur aktivitete të dendura të përbashkëta”.

Në korrik të vitit 2016 Suriname e njohu pavarësinë e Kosovës.

Lajmin në fjalë në atëbotë e kishte konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

“Faleminderit presidentit Desi Bouterse të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”, kishte shkruar ish-ministri Hoxhaj.

Ndryshe Daçiç-i takoi të hënën e 24 korrikut homologun e tij surinamez, Albert Ramidini, të cilin e falënderoi për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2017 dhe shtoi se që atëherë kanë ndodhur plotë 27 shtete çnjohje të tjera të shtetësisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore