Lajme

‘Motu proprio’, letra e Papa Françesku-t për krerët e Vatikanit


Papa Françesku ka kërkuar nga udhëheqësit dhe administratorët e Vatikanit që të deklarojnë se nuk kanë dënime ose hetime për terrorizëm, pastrim parash, evazion fiskal.

Gjithashtu, edhe që nuk kanë pasuri në parajsat tatimore ose investime në ndërmarrjet që veprojnë kundër Doktrinës së Kishës.

Për më tepër, është e ndaluar që të gjithë punonjësit të pranojnë dhurata me vlerë më shumë se 40 euro.

Indikacionet e reja përmbahen në letrën e re “Motu proprio” nga Papa Françesku mbi transparencën botuar të hënën e 26 prillit në faqen e Vatikanit.

Ajo fillon me citatin: “Besnikëria ndaj gjërave të vogla lidhet, sipas Shkrimeve, me besnikërinë ndaj atyre më të rëndësishme”.

Kërkesa për të nënshkruar një deklaratë

Papa kërkon që të gjitha nivelet ekzekutive të Selisë së Shenjtë dhe të gjithë ata që kryejnë funksione aktive të administratës, funksione gjyqësore ose mbikëqyrëse, të nënshkruajnë një deklaratë.

Kjo e fundit garanton që ata nuk kanë marrë dënime përfundimtare. Se nuk u nënshtrohen gjykimeve penale në pritje ose hetimeve për korrupsion, mashtrim, terrorizëm, pastrim të parave, shfrytëzimi i të miturve, evazioni fiskal.

Ruajtja e parave ose investimeve në vendet me rrezik të lartë të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit, në parajsat fiskale ose aksionet në ndërmarrjet që veprojnë kundër doktrinës sociale të Kishës.

Masat kundër korrupsionit

Goditja pason atë të 19 majit 2020, kur Papa Françesku kishte shpallur kodin e ri të prokurimit dhe ishte e nevojshme, sepse, sipas fjalës së tij, korrupsioni “mund” të shfaqet në mënyra dhe forma të ndryshme.

Për këtë arsye, Selia e Shenjtë, e cila iu përmbajt Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-ve në 2003, “ka vendosur të veprojë në përputhje me praktikat më të mira për të parandaluar dhe luftuar” këtë fenomen “në format e tij të ndryshme”.

Përshtatur nga Corriere Della Sera për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore