Lajme

Moti i vranët e me shi në Kosovë


Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të diele të 17 prillit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Ndërsa në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.

“Në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë celsius”, ka njoftuar IHK-ja

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore