Shëndet

Mollët e gjelbërta rrisin metabolizmin dhe luftojnë kundër plakjes


Mbase ju nuk dëgjoni për mollët e gjelbërta aq shpesh sa dëgjoni për mollët e kuqe. Por mollët e gjelbërta apo jeshile janë po aq të shëndetshme sa ato të kuqet.

Sidoqoftë, ato janë pak të tharta dhe të ëmbla në shije.

Mollët e gjelbërta kanë shumë përfitime për shëndetin dhe bukurinë. Ato janë të mbushura me lëndë ushqyese, fibra, minerale dhe vitamina që janë të mira për shëndetin e përgjithshëm.

Albanian Post ju sjell disa arsye se pse mollët e gjelbërta janë ideale për shëndetin tuaj.


Rrit Metabolizmin

Molla e gjelbër ka një përmbajtje të lartë të fibrave që ndihmon në rritjen e metabolizmit të trupit.

Ndërsa konsumoni një mollë, sigurohuni që të mos e hidhni lëvoren në plehra. Konsumimi i mollës me lëvoren e saj përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, molla ndihmon në procesin e detoksifikimit dhe po ashtu mban mëlçinë dhe sistemin tretës larg elementeve të dëmshme.

Me pak yndyrë

Mollët jeshile kanë përmbajtje të ulët yndyrore dhe ndihmojnë në ruajtjen e rrjedhjes së mirë të gjakut në trup.

Qarkullimi i përmirësuar mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Mollët jeshile janë gjithashtu të pasura me vitaminë K, e cila u jep atyre aftësinë për të shëruar mpiksjet e gjakut.

Burim i pasur i vitaminës “A” dhe “C”

Mollët jeshile janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës “C” që i mban qelizat e lëkurës larg dëmtimit dhe gjithashtu ul rrezikun e kancerit të lëkurës.

Ato gjithashtu janë të ngarkuara me përmbajtje të vitaminës “A”, e cila ndihmon në ruajtjen e shikimit të mirë.

Të mira për kockat

Përveç që janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme, mollët jeshile janë gjithashtu të pasura me përmbajtje kalciumi.

Ngrënia e një molle jeshile çdo ditë mund të forcojë kockat dhe dhëmbët.

Luftojnë kundër plakjes

Mollët jeshile kanë edhe përfitime të tjera të shtuara.

Ato ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe ruajnë bukurinë e përgjithshme.

Ato gjithashtu ndihmojnë në ushqimin e duhur të lëkurës dhe eliminojnë rrathët e errët në një masë të madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore