Jetesë & Stil

Modelja Chrissy Teigen i thotë “lamtumirë” Twitter-it


Modelja dhe autorja e librit të gatimit, personaliteti i së cilës vihet shpesh në pah për qasjen e drejtpërdrejtë dhe pa filtra me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ka shkruar në Twitter se ajo po largohet nga kjo medie për shkak të efektit negativ në mirëqenien e saj.

“Për mbi 10 vjet, ju jeni bota ime. Sinqerisht i detyrohem kaq shumë kësaj bote që kemi krijuar këtu. Unë me të vërtetë i konsideroj shumë prej jush miqtë e mi aktualë” shkroi ajo në Twitter.

Teigen është shprehur të ketë ardhur koha e lamtumirës për Twitter, nga ana e saj.

” Unë gjithmonë jam portretizuar si vajza e fortë që duartrokas, por thjesht nuk jam, dhe është koha që unë të them lamtumirë. Kjo nuk më shërben më aq pozitivisht sa më shërben negativisht” ka shkruar tutje ajo.

Teigen e cila numëron afro 14 milionë ndjekës është e njohur për qasjen e saj të hapur ndaj kritikave.

“Dëshira ime për të qenë e pëlqyer dhe frika e mërzitjes së njerëzve më ka bërë dikë për të cilën ju nuk keni nevoje ta ndjekeni Jetoni mirë ndjekësit e mi. Ju lutemi ta dini se gjithçka që më interesonte ndonjëherë ishit ju” vazhdoi ajo.

Ndërsa për fund, modelja kishte edhe një porosi për ndjekësit e saj në Twitter.

“Unë ju inkurajoj të dini dhe të mos harroni kurrë, që fjalët tuaja kanë rëndësi. Pavarësisht se çfarë shihni, çfarë portretizon ai person, apo qëllimin tuaj” ka përfunduar Teigen.

Llogaria e saj është çaktivizuar pak orë më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore