Jetesë & Stil

Moda ndër vite, për Princ Philip-in


Princ Philip ishte ndër të parët që vendosi një standart sa i përket modës në Britani.

Stili i ish-Duka-s së Edinburgut, i cili vdiq para disa ditësh në moshën 99-vjeçare ofroi një paraqitje të shkurtër të anës së tij personale.

Sipas “DailyMail”, nga një kostum i qepur për një rast shtetëror, babai i katër fëmijëve mbajti përherë një stil për sa i përket paraqitjes përmes veshjes së tij.

Stilistja e famshme, Rochelle White tha për “DailyMail” se ndjenja e stilit të Dukës reflektonte besim dhe rehati, duke shpjeguar:

“Në të gjitha zgjedhjet e veshjeve të tij ai kishte shije dhe e dinte se çfarë i shkonte më mirë. Unë nuk besoj se ai ndoqi vërtet modën, por në vend të kësaj zgjodhi veshje që ai e dinte se i shkonin më mirë. Qoftë duke ndjekur detyrat mbretërore apo duke qenë i rastësishëm ai ishte gjithmonë i veshur në mënyrë të përshtatshme.”

Mendoj se pa e ditur, ai vendosi disa standarde në modë.

Ndërsa Mbretëresha është e njohur për kombinimet e saj shumëngjyrëshe veshjesh-pallto, Princi Philip kishte një sens më të nënvlerësuar të stilit.

Përgjatë shumë viteve të tij në familjen mbretërore, Duka rregullisht vishte kostume nga rrobaqepësit tradicionale të “Savile Row”. Sipas Rochelle, kostumet e Dukës ishin të përshtatura, me zgjedhjen mbretërore të stilit klasik dhe shihej mëshpesh me xhaketa.

Ndërkohë jashtë detyrës, mbreti shpesh preferonte një këmishë me mëngë të gjata apo këmisha prej liri me butona, të cilat e bënin atë sa më tërheqës.

Rochelle ndërkaq vazhdoi duke thënë se:”Stili i tij i përjetshëm kur ishte pranë Mbretëreshës ishte gjithmonë zyrtar, mbretëror dhe tërheqës për sytë. Në të gjitha zgjedhjet e veshjeve të tij ai kishte shije klasike dhe e dinte se çfarë i shkonte.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore