Lajme

Miratohet projektligji për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë


Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e së martës ka miratuar Projektligjin për tatimin në pronën e paluajtshme.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se përmes këtij projektligji do të falen 100 eurot e para për tatimin në pronë, e cila do të ndikonte, siç thotë ai në “zvogëlimin e barrës tatimore për qytetarët”.

Po ashtu, Murati shtoi se në projektligj përfshihet edhe ulja e pragut të tatimit në pronë nga 0.15 për qind në 10 për qind, duke potencuar se prej vitit 2025 do të fillojë zbatimi i tatimit progresiv.

“Propozimi është për zbritjen apo faljen e 100 eurove të para deri në shumën vitit aktual për tatim paguesit e tatimit në pronë, në mënyrë që të lehtësohet barra për qytetarët. Për më tepër, sa i përket vitit 2024 ka disa ndryshime tranzitore, përshembull shuma e zbritur nga tatimi apo vlera e tatueshme e banimit rezidencial, në ligjin aktual është 15 mijë euro, kurse propozimi është që të dyfishohet në 30 mijë eurot e para”, tha ai.

Kryesia e Kuvendit diskuton për caktimin e interpelancës ndaj ministrit Murati – Epoka e Re

Ndërsa, shtoi se “është bërë një ndryshim sa i përket tokës, pra është bërë që 50 mijë eurot e para të vlerës për tokë bujqësore të lirohet nga tatimi”.

Kritika për këtë ligj pati ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ai kritikoi ministrin Murati se po ndërmerr një reformë të madhe të tatimit në pronë në mënyrë at-hoc.

“Është jo profesionale dhe e dëmshme”, beson Hoti.

Votohet Qeveria e re e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin

Po ashtu, ai paraqiti edhe disa të dhëna, kalkulimin e të cilave tregoi se e ka bërë personalisht, ku theksoi rënien e të hyrave komunale dhe trefishimin e tatimit në pronë për bizneset.

Në kundërpërgjigjje Murati, i tha se “edhe në bazë të kalkulimeve të deputetit Hoti, komunat prapë do të arrijnë t’i mbledhin të hyrat për tatimin në pronë mbi nivelin e vitit të kaluar”.

Duke folur për tatimin progresiv, ministri i Financave nënvizoi se “nuk e sheh asnjë problem që dikush që ka vlerë të pronës mbi 5 milionë euro të paguajë më shumë tatim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore