Kosova

Ministria e Jashtme e Kosovës publikon numrat emergjent për qytetarët që janë në Afganistan


MPJ

Ministria e Punve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka publikuar numrat kontaktues ku qytetarët kosovarë të cilët gjenden në Afganistan e që kërkojnë të dalin nga ai vend mund të thrrasin.

Afganistani të dielen ka rënë në duart e talebanëve të cilët morën nën kontroll edhe lagje të kryeqytetit Kabul, pasi kishin pushtuar pjesën më të madhe të vendit.

Qytetarë të shumtë afgan janë larguar nga vendi derisa në aeroportin e kryeqytetit lejohen fluturimet vetëm nga aeroplanët ushtarakë.

Ministria e Punëve të Jashtme të dielen vonë ka publikuar numrat në rrjete sociale të saj si dhe ka lëshuar një komunikatë.

“Numri i kontaktit për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë nevojë për informata për kthim nga Afganistani është: +383 (0) 45 492 316”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, të dielen presidenti afgan, Ashraf Ghani së bashku me zëvendëspresidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror është larguar nga vendi.

Talebanët pas 20 vitesh kanë ri-marrë pushtetin në Afganistan, ata tashmë janë future edhe në ndërtesen e presidencës afgane në Kabul.

Shumë qytetar kosovarë për 2o vite kishin punuar për qeverinë amerikane dhe për organizata ndërkombtare në Afganistan dhe nuk ka ndonjë numër të sakt se sa qytetar mund të jeni aktualisht atje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore