Pajisje

Ministria britanike e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje me Google për AI


Ministria britanike e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje me Google për të përdorur inteligjencën artificiale (AI) edhe pse supozohet se kjo teknologji mund të sjellë rrezik për njerëzimin.

Sipas lajmeve të fundit, Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (Dstl), që është pjesë e ministrisë, do të përdorë platformën Cloud të Google për të eksploruar përdorimet e mundshme të AI.

Këto përdorime përfshijnë sigurinë kibernetike, reagimin ndaj katastrofave dhe përshpejtimin e kërkimit.

Edhe pse një këshilltar i kryeministrit britanik, Rishi Sunak, kishte paralajmëruar javën e kaluar se duhet të vendosen kufij për të parandaluar AI para se të bëhet një kërcënim për njerëzimin, Ministria e Mbrojtjes dhe Google kanë vendosur të përdorin teknologjinë me kujdes dhe përgjegjësi.

PM Rishi Sunak pitches UK as geographical home of AI regulation

Google ka premtuar gjithashtu se nuk do të lejojë përdorimin e softuerit të tij AI për qëllime negative.

Shefi ekzekutiv i Dstl-s, Paul Hollinshead, ka theksuar se AI është një nga teknologjitë më transformuese dhe më të përhapura në ditët e sotme, me potencialin për të ndryshuar thellësisht shoqëritë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore