Lajme

Ministri Sveçla: Keqpërdorimet e qeverisjes së kaluar “i dërgova në hetuesi”


Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçela

Shumë shkelje ligjore ka gjetur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka thënë ministri i këtij dikasteri, Xhelal Sveçla, derisa po raportonte para komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku po shqyrtohet raporti i auditimit për këtë ministri.

E disa nga shkeljet Sevçla ka thënë se i ka dërguar në prokurori. Pagat shtesë që kishin marrë punëtorët e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent në vitin 2019, kanë përfunduar në organet e hetuesisë ka konfirmuar ministri Sveçla.

Ministri Punëve të Brendshme, në Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla, ka thënë se është shqetësuar me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për ministrisë që drejton.

“Jemi të shqetësuar nga gjetjet e ZKA-së dhe kjo tregon edhe për keqqeverisjen e qeverive të kaluara. Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent së bashku me drejtorin financiar në muajin mars të vitit të 2019 kishin ndarë paga shtesë për të gjithë punëtorët. Sipas  raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit mjetet duhet të kthehen dhe të mos ndodhin më praktika të tilla”, ka thënë ai.

Sveçla po ashtu ka theksuar se në raportin e ZKA-së, janë evidentuar tejkalime të vlerave të kontratës kornizë me procedura jo publike.

“Vlera e saj ishte mbi 200 mijë euro, ku janë bërë tejkalime mbi normën e lejuar”, ka thënë Sevçla para deputetëve.

Raporti i ZKA-së i vitit 2019 për Ministrinë e Punëve të Brendshme evidenton se me aprovim të drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe drejtorit të Zyrës së Financave janë ndarë paga shtesë nga 960 euro për të gjithë punëtorët e këtij institucioni.

Zyra Kombëtare e Auditorit, kontrollon kryesisht pasqyrat financiare vjetore të institucioneve të Kosovës, për t’i monitoruar nga afër zbatimin e kontratave dhe shpenzimin e parasë publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore