Lajme

Ministri izraelit kërkon ndjekjen penale të terroristëve të Hamasit si “nazistë”


Ministri i Energjisë, Israel Katz, po kërkon krijimin e një gjykate që do të funksionojë sipas ligjit të Izraelit për ndjekjen penale të nazistëve dhe bashkëpunëtorëve, në mënyrë që të kërkojë drejtësi për terroristët e kapur të gjallë gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

Një ligj i tillë do t’i lejonte Izraelit të ekzekutonte ata që mban në burgje.

Ligji izraelit lejon vetëm dënimin me vdekje sipas ligjit nazist dhe në një gjykatë ushtarake për tradhti.

Në një letër drejtuar Ministrit të Drejtësisë Yariv Levin, Katz thotë se shtrirja e një ligji të destinuar për nazistët tek terroristët përgjegjës për masakrat nuk është një tejkalim.

“Veprimet e këtyre mjeranëve të poshtër të Hamasit, të cilët prenë koka dhe gjymtyrë, torturuan, digjnin, përdhunuan nuk janë më pak të rënda se ato të nazistëve”, shkruan Katz, duke i kërkuar Levin-it të veprojë shpejt për të ngritur një gjykatë për t’u marrë me ta si sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore