Lajme

Milatoviç: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE, sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor


Jakov Milatoviç

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, është duke qëndruar në Strugë të Maqedonisë së Veriut, ku është duke marrë pjesë në Forumin e Prespës, është takuar me dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian mund të jetë një sinjal pozitiv për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne po llogarisim në mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tonë reformuese drejt BE-së”, ka thënë Milatoviç.

Ndërkaq, në Strugë, kreu malazez është takuar edhe me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Mali i Zi do të vazhdojë me rolin e tij konstruktiv në Ballkanin Perëndimor dhe do të jetë një anëtar edhe më i besueshëm i Aleancës”, shkroi Milatoviç në Twitter.

 Ndryshe, Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina janë vende përbërëse të Ballkanit Perëndimor.

Asnjëra nga to deri më tani, përkundër aspiratave të tyre, nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore