Sport

Milan-i dhe Liverpool-i në garë për talentin e Schalke-s


Dy gjiganët e futbollit evropian, Milan-i dhe Liverpool-i kanë një objektiv të përbashkët në merkato. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e Schalke 04, Malick Thiaw-n.

Sipas “Sky Italia”, kuqezinjtë janë në bisedime të avancuara për nënshkrimin e qendërmbrojtësit. Megjithatë përfshirja e Liverpool-it mund t’u prishi shumë punë në këtë mes.

Thiaw ka qenë lojtar kyç për Schalke-n këtë sezon në Bundesliga 2. Ai i ka luajtur të 20 ndeshjet e deritanishme nga minuta e parë.

Gjermani me pasaport finlandeze luan disa role. Ai luan në të dy krahët e qendrës së mbrojtjes. Por, mund të përshtatet edhe si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor shkatërrues.

Ai është bashkuar me Schelke-n në vitin 2015. Fillimisht kaloi në sistemin e të rinjëve dhe në verën e 2020 debutoi me skuadrën e parë.

Thiaw ka kontratë me skuadrën gjermane deri në verën e 2024. Sipas “Transfermarkt”-it, vlera e kartonit të lojtarit të Gjermanisë U-21 është 5 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore