Lajme

Mikroplastikë edhe në ajër të pastër


Nga mali Everest te Kanali Mariana, mikroplastika gjendet ngado.

Madje, edhe në troposferën e Tokës, ku shpejtësia e erës e lejon atë të udhëtojë në distanca të mëdha. Kjo, sipas një studimi të ri.

Agjencia e lajmeve “The Guardian” tregon se mikroplastika përbëhet nga fragmente të vogla me përmasa më pak se pesë milimetra.

Këto pjesëza të saj vijnë nga ambalazhet, veshjet, automjetet dhe burime të tjera dhe janë zbuluar në tokë, në ujë dhe në ajër.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar Francez i Kërkimit, CNRS, kanë marrë mostra ajri në 2 mijë e 877 metra mbi nivelin e detit në Observatorin Pic du Midi në Pirenejtë francezë.

Ndryshe i ashtuquajtur “stacion i pastër”, për shkak të ndikimit të kufizuar të ushtruar mbi të nga klima dhe mjedisi lokal.

Atje, studiuesit kanë testuar 10 mijë metra kub ajër në javë midis qershorit dhe tetorit 2017 dhe gjetën që të gjitha mostrat përmbanin mikroplastikë.

Duke përdorur të dhënat e motit, ata llogaritën trajektoret e masave të ndryshme ajrore që i paraprinë çdo kampioni dhe zbuluan burime deri në Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut.

Steve Allen nga Universiteti Dalhousie në Canada, i cili është autori kryesor i studimit, ka treguar se grimcat ishin në gjendje të udhëtonin në distanca të tilla sepse ishin në gjendje të arrinin lartësi të mëdha.

Gjithashtu, hulumtimi ka nxjerrë burime mikroplastike në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik.

Teksa sasitë e mikroplastikës në mostrat e Pic du Midi nuk paraqesin rrezik për shëndetin, bashkautorja e studimit ka vërejtur se grimcat janë mjaft të vogla.

Sipas saj, prania e tyre në një zonë që mendohet se është e mbrojtur dhe larg burimeve të ndotjes duhet të pezullohet.

“Kjo vë në pikëpyetje marrëdhënien që kemi me plastikën”, ka thënë ajo, duke shtuar se problemi është global.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore