Lajme

Mijëra të vdekur nga lufta në Gaza, ndërsa Izraeli vë në shënjestër liderët e Hamas-it


Ndërsa lufta hyn në ditën e saj të pestë, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 1 mijë e 55, ndërsa numri i të vrarëve izraelitë gjithashtu është rritur – në 1 mijë e 200.

Nga ana tjetër, shifra e palestinezëve të lënduar është rritur në 5 mijë e 184, ndërsa numri i të plagosurve izraelitë është 3 mijë e 7 sipas Ministrive të Shëndetësisë.

Në West Bank, janë regjistruar deri më tani 23 të vrarë dhe 130 të lënduar.

Më shumë se 260 mijë njerëz janë zhvendosur në Gaza, me më shumë se 175 mijë të strehuar në 88 shkolla të OKB-së, me numrat në rritje ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se po kryen sulme në Liban në përgjigje të sulmit me raketa të drejtuara antitank në kufi.

Ushtria thotë se së shpejti do të japë informacione të mëtejshme mbi sulmin dhe përgjigjen.

Më herët, një raketë e drejtuar kundër tankeve është gjuajtur nga Libani në një post ushtarak pranë fshatit verior Arab al-Aramshe.

Ka pasur disa përleshje vdekjeprurëse në kufirin verior ditët e fundit, shumica e të cilave janë marrë nga grupet terroriste palestineze që veprojnë jashtë Libanit jugor të kontrolluar nga Hezbollahu.

Milicia pro-iraniane Hezbollah mori përgjegjësinë për sulmin me raketa të drejtuara antitank në një postë të ushtrisë izraelite në kufirin me Libanin.

Në një deklaratë, Hezbollah thotë se sulmi ishte një përgjigje ndaj vdekjes së tre anëtarëve në sulmet izraelite të hënën, e cila erdhi si përgjigje ndaj përleshjeve vdekjeprurëse në kufi.

Hezbollahu merr përsipër sulmin me raketa antitank në kufirin me Izraelin

Hezbollah pretendon se shkaktoi “një numër të madh viktimash të konfirmuara” në sulmin me raketa.

IDF-ja thotë se po kryen sulme në Liban si përgjigje dhe nuk jep menjëherë informacione për viktima.

Mbrëmjen e kaluar, Hezbollahu kreu një sulm të veçantë ATGM kundër një automjeti të blinduar të boshatisur të IDF-së në kufirin me Libanin.

Çfarë është Hezbollah-u, grupi i armatosur libanez që mbështet Hamasin

Omer Tishler, shefi i shtabit të Forcave Ajrore të Izraelit, thotë se avionët luftarakë po godasin Rripin e Gazës në një “shkallë të paprecedentë”.

“Ne po sulmojmë Rripin e Gazës në një shkallë të paprecedentë, sepse ajo që ndodhi këtu është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Këtu është një armik që gjuan raketa, sulmon një popullsi civile”, thotë Tishler në një telefonatë me gazetarët.

Tishler thotë se IAF-ja (Forcat Ajrore të Izraelit) nuk po synojnë civilët në Rripin e Gazës, por se sulmet nuk janë më “kirurgjikale”.

“Ne nuk veprojmë si pala tjetër, nuk sulmojmë popullatën civile. Pas çdo sulmi ka një objektiv”, thotë ai. “Ne veprojmë në mënyrë precize dhe profesionale, por jo kirurgjikale. Nuk po flas për teke, dhjetëra apo qindra [predha]. Po flasim për mijëra municione”.

Ai thotë se kërkohet durim nëse Izraeli dëshiron të shkatërrojë asetet e Hamasit.

“Unë shikoj përpara: kjo makinë do të funksionojë, sulmojë dhe shkatërrojë. Kështu veproni nëse doni të çrrënjosni qendrat e terrorit”.

Situata humanitare në Gaza

“Rripi i Gazës po përballet me një katastrofë të afërt humanitare, me mbylljen e plotë të termocentralit brenda disa orësh për shkak të mungesës së karburantit”.

Kështu ka bërë me dije përmes një deklarate zyra qeveritare për mediat.

“Kjo kërcënon ta zhysë Rripin në errësirë të plotë dhe ta bëjë të pamundur vazhdimin e ofrimit të të gjitha shërbimeve bazë të jetës, të cilat të gjitha varen nga energjia elektrike dhe nuk do të jetë e mundur t’i operojmë ato pjesërisht me gjeneratorë në dritën e parandalimit të furnizimeve me karburant nga Rafah”.

Termocentrali i vetëm i Gazës mbyllet për shkak të mungesës së karburantit

Sipas deklaratës, “kjo situatë katastrofike krijon një krizë humanitare për të gjithë banorët e Rripit të Gazës, e cila përkeqësohet më tej nga agresioni i vazhdueshëm i pushtimit dhe shkatërrimi i lagjeve të tëra të banuara me qindra tonë eksplozivë, dhe bombardimet e shtëpive të qytetarëve mbi kokat e tyre, që mund të cilësohet si krimi më i ndyrë i dënimit kolektiv ndaj civilëve të pambrojtur në historinë moderne”.

“Përballë këtij realiteti që kërcënon jetën e më shumë se 2.3 milionë njerëzve, ne bëjmë një thirrje shumë urgjente për shqetësim ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të tij humanitare dhe ndihmuese, me nevojën për të lëvizur shpejt për të ndaluar këtë krim kundër njerëzimit dhe këtë vrasje masive shumëformëshe dhe nevojën për t’i siguruar Rripit të Gazës të gjitha mjetet e jetës dhe jo braktisjen e tij. Banorët e saj janë peng i mjeteve vrasëse të përdorura nga pushtimi”.

Agjencia e OKB-së për Autoritetin Palestinez i tha “Al Jazeera” se ka më pak se dy javë furnizim me ushqim dhe ujë për të ndihmuar më shumë se 180 mijë njerëz që kanë kërkuar strehim në shkollat e tyre në Gaza.

OKB thotë se Gaza ka furnizime me ushqim dhe ujë për 12 ditë

“Ne kemi furnizime për 12 ditë për ushqim dhe ujë. Rrugët janë të bllokuara, nuk kemi linja telefonike, kemi pasur rrjete të goditura nga sulmet ajrore. Është me të vërtetë e vështirë për ne të dimë se çfarë po ndodh”, pohoi Jennifer Austin, zëvendës drejtoreshë e Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët në Gaza.

“Ne po mbështetemi në stafin tonë, të cilët janë vetë refugjatë, të cilët po shkojnë për të ofruar një shërbim. Është vërtet një situatë e paprecedentë me të cilën po përballemi. Ne nuk largojmë askënd”.

Trupat izraelite përgatitin sulm tokësor në Gaza – Numri i viktimave nga sulmi i Hamasit kalon 1200 izraelitë, 950 palestinezë të vrarë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore