Sport

Messi: Ne ishim këtu për tre ditë, pse të pritej fillimi i ndeshjes për intervenimin e autoriteteve


Lionel Messi ishte i vetëdijshëm se e gjithë bota po priste të shikonte ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës, e cila u pezullua kur autoritetet ndërprenë ndeshjen në minutën e katërt për shkak të pranisë së lojtarëve të Premier League, Emiliano Martinez, Cristian Romero, Gio Lo Celso dhe Emiliano Buendia.

Ata u akuzuan për plotësimin e gabuar të dokumenteve dhe shmangien e karantinës pas mbërritjes në Brazil, pai ata kishin qenë në Angli ditët e fundit.

Kapiteni i Argjentinës Messi, në vend që të kundërshtonte ndonjë prej këtyre pretendimeve, ishte më i mërzitur për mënyrën e ndërhyrjes së autoriteteve braziliane.

Argjentinasi pretendonte që autoritet braziliane nuk kishin pasur asnjë problem para se të fillonte ndeshja.

“Ne kemi qenë këtu për tre ditë,” tha ai kur foli në një grup që përfshinte zyrtarë.

“A prisnin që të fillonte ndeshja? Pse të mos paralajmërojnë për këtë paraprakisht ose në hotel?”

“Ata mund ta kishin shpjeguar këtë më herët dhe gjithçka do të zgjidhej. Tani, bota po na shikon”, tha Messi.

FIFA ose CONMEBOL ende nuk e kanë bërë të ditur nëse ndeshja do të vazhdojë një ditë tjetër, ose fitorja do t’i jepet Brazilit për shkak të rregullave të thyera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore