Sport

Mesfushori i PSV në radarin e Liverpool


Mesfushori i PSV Eindhoven, Ibrahim Sangare është në radarin e Liverpool, thotë gazeta italiane Calciomercato.

Sangare, 24 vjeç, ishte i lidhur me Manchester United, West Ham dhe Leicester gjatë afatit kalimtar, por nuk u transferua në asnjërën nga këto ekipe.

Megjithatë, ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë është en de me interes për klubet në janar, me Liverpool që thuhet se do të bëjë një ofertë.

Kampionët e Serie A, AC Milan janë gjithashtu të interesuar, por Sangare së fundmi nënshkroi një kontratë të re deri në verën e vitit 2027, kështu që vendimi do të merrët nga PSV, nëse ata duan ta lënë atë të shkojë.

Gjatë këtij sezoni ai ka pasur katër paraqitje dhe ka regjistruar dy gola të shënuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore