Lajme

Mes luftës në hije ndaj Iranit – nëse arrihet marrëveshja bërthamore – Izraeli përballet me rreziqe të reja


Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin ishte një arritje e madhe personale për ish-kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një video, ai mburrej se e kishte bindur personalisht Donald Trump-in që të anulonte marrëveshjen e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.

“Më duhej të ngrihesha kundër gjithë botës dhe të dilja kundër kësaj marrëveshjeje”, u tha Netanyahu anëtarëve të partisë së tij në vitin 2018. “Dhe ne nuk u dorëzuam”.

Por, katër vjet më vonë, udhëheqësi izraelit është larguar nga detyra – ashtu si Trump-i.

Në Iran, Hassan Rouhani humbi zgjedhjet presidenciale ndaj ekstremistit Ebrahim Raisi.

Negociatorët ndërkombëtarë në Vjenë po afrohen më shumë me atë që përbën një version të zbehur të marrëveshjes origjinale.

Në këtë proces, ajo që pak kohë më parë nga shumë izraelitë besohej se ishte fitorja kryesore gjeopolitike e Netanyah-ut, është kthyer në një burim shqetësimi në aspektin politik dhe të sigurisë së Izraelit.

“SHBA-ja ka bërë presionin maksimal me sanksione, Izraeli ka vrarë shkencëtarë bërthamorë dhe ka kryer sulme të dizajnuara për të kufizuar aktivitetin ushtarak iranian rreth rajonit. Por, asnjë prej tyre nuk ka funksionuar”, tha Danny Citrinowicz, i cili midis 2013 dhe 2016 drejtoi inteligjencën ushtarake të Izraelit.

“Gjithçka që është bërë, është bërë për të shtyrë Iranin përpara me programin e tij bërthamor. Tani nuk kemi opsione dhe shqetësohem se Izraeli dhe Irani janë në një rrugë drejt përplasjes në të ardhmen e afërt”.

Marrëveshja e vitit 2015, e udhëhequr nga Barack Obama, nëpërmjet të cilës hoqi sanksionet ndërkombëtare mbi ekonominë e Iranit në këmbim të 10-15 viteve të ndalimit të aktiviteteve të saj bërthamore.

Qëkur u shpërbë në vitin 2018, Irani ka ecur përpara me pasurimin e uraniumit.

Edhe pse qeveria iraniane pohon se programi i saj bërthamor është paqësor, ekspertët përgjithësisht pajtohen se, nëse vendos ta bëjë këtë, Teherani mund të zotërojë armë bërthamore funksionale brenda dy viteve.

Marrëveshja e rivendosur është të ruajë afatet kohore, që do të thotë se kufijtë për pasurimin e uraniumit do të skadojnë në 2025.

Për Izraelin, rezultati është shumë më i keq se marrëveshja e 2015-ës.

Teherani, jo vetëm që ka bërë përparim të rëndësishëm teknologjik, i cili do të monitorohet vetëm për tri vitet e ardhshme, gjithashtu është gati të marrë 7 miliardë dollarë në asete të ngrira të liruara, si dhe lehtësim të sanksioneve ndaj eksporteve të tilla si nafta.

Këto para, beson Izraeli, do të shkojnë te përfaqësuesit e Iranit në të gjithë rajonin dhe legjitimiteti ndërkombëtar i dhënë nga marrëveshja bërthamore mund të inkurajojë Republikën Islamike të jetë më e guximshme në ambiciet e saj rajonale.

Izraeli tashmë është i angazhuar në aspektin tokësor dhe ajror, në kufijtë e tij kundër Hezbollahut të Libanit, grupeve të financuara nga Irani në Siri dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, si dhe përleshjet detare që synojnë anije iraniane dhe izraelite në Detin e Kuq dhe Mesdhe.

Irani gjithashtu ka ndikim mbi militantët Shia në Irak dhe i sheh rebelët Houthi të Jemenit si partnerë me rëndësi rajonale në rritje.

Në janar, Houthi-t dëshmuan se dronët dhe raketat e tyre ishin në gjendje të arrinin në Abu Dhabi – që do të thotë se Tel Avivi së shpejti mund të jetë një objektiv brenda mundësive të tyre.

“Ne po flasim gjithashtu për lidhje ekonomike dhe kulturore. Kombinuar me përhapjen e UAV-ve (mjete ajrore pa pilot, ose dronë) dhe UAS (sistemet ajrore pa pilot), kjo është një luftë hibride, “tha një zyrtar i IDF-së, i cili kërkoi të mos përmendet me emër.

“Nëse duan të lëndojnë izraelitët, tashmë kanë shumë mundësi për ta tentuar atë”.

Krahasuar me epokën e Netanyah-ut, këtë herë zyrtarët izraelitë janë parë të qetë, teksa zhvillohen negociatat bërthamore. E vetëdijshme se nuk mund të bëjë pak për të ndikuar në rezultatin, qeveria izraelite në vend të kësaj duket se po i shtyn aleatët e saj amerikanë për një marrëveshje dypalëshe një ditë më pas për të adresuar shqetësimet izraelite.

Këtë javë, Presidenti Naftali Bennett përsëriti qëndrimin e Izraelit se vendi “do të ruajë gjithmonë lirinë e veprimit për të mbrojtur veten”.

Në nëntor, Knesset miratoi një buxhet, i cili pasqyronte një rritje prej 7 miliardë shekel (1.6 miliardë paund) në shpenzimet për krijimin e mbrojtjes për t’u përgatitur për kërcënimin e paraqitur nga Irani.

Izraeli është gjithashtu i gatshëm të thellojë lidhjet e sigurisë me partnerët e tij të rinj të Marrëveshjes së Abrahamit në Gjirin Persik, të cilët gjithashtu u frikësohen aftësive ushtarake iraniane: këtë muaj, një pakt sigurie u nënshkrua me Bahreinin.

Dhe rikthimi në jetë i marrëveshjes bërthamore me Iranin mund të përfaqësojë një sukses të kufizuar për administratën e Biden-it, aksionet në Lindjen e Mesme janë ende në rritje.

“Këto çështje nuk ekzistojnë më të izoluara. Për shembull, gjatë Operacionit Guardian of the Walls (Lufta e majit 2021 midis Hamasit dhe Izraelit), ne pamë se nuk mund të sulmosh Hamasin. Hezbollah u përfshi gjithashtu dhe ne patëm raketa nga Libani”, tha Citrinowicz.

“Ne jemi në luftë në hije, por duhet të ruajmë rregullat e lojës. Nëse bëjmë diçka dramatike në Iran, si goditja e objekteve bërthamore, kjo do të shkaktojë një përshkallëzim të rëndë në shumë fronte”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore