Lajme

Mërgimtarët do të paguajnë vetë policat kufitarë nga një janari


Policia e Kosovës.

Byroja Kosovare e Sigurimit, ka bërë të ditur se nga një janari mërgimtarët do të paguajnë vetë policët për sigurim kufitar.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK)”, thuhet në njoftimin e Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Këto tarifa, deri tani ishin mbuluar nga Qeveria e Kosovës.

“Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021”.

“Duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, sqarohet tutje.

Ilustrim.

Ndryshe, më 11 gusht, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e pesë milionë eurove për mbulimin e pagesës së polisës kufitare për mërgimtarët.

Me të gjitha votat për, u miratua propozimi i ministrit të Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati.

“Përmes këtij propozimi Ministria e Financave ndanë 5 milionë euro për mbulimin e pagesës së polisës së sigurimit për mërgimtarët që hyjnë në territorin e Kosovës”, tha Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, kishtë bërë të ditur se subvencionimi bëhet për të gjithë mërgimtarët dhe kanë vlerë një muaj.

Për festat e fundvitit duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Kosovë, kanë fluturuar një mijë e 423 aeroplanë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, ajo bëri të ditur se numri i mërgimtarëve që kanë udhëtuar në vend është 180 mijë.

“Nga data 1 deri 28 dhjetor kanë fluturuar 1 mijë e 423 aeroplanë me 180 mijë pasagjerë”, deklaroi Gara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore