Jetesë & Stil

Menaxherja e rrjeteve sociale të Britney Spears hedhë poshtë disa nga “teoritë konspirative” rreth saj


Duke pasur parasysh betejën e vazhdueshme të Britney Spears në Gjykatën e Konservatoritetit dhe natyrën ndonjëherë të fshehtë të postimeve të saj në rrjetet sociale, fansat e këngëtares kanë shprehur prej kohësh shqetësimin se ajo mund të mos jetë në kontroll të Instagramit të saj.

Sipas menaxheres së saj të mediave sociale, ‘Britney është shumë e ngarkuar rreth ushqimit dhe çdo gjë që ka të bëj me ushqimin’. Gjithsesi, bashkëthemeluesja e ‘Crowd Surf’, Cassie Petrey (Menaxhere e mediave sociale të Britney Spears) vendosi të shpërndaj një postim të gjatë në Instagram në të cilin ajo shkruajti rreth “teorive të pasakta” në lidhje me mënyrën se si rrjetet sociale të Britney-t funksionojnë.

Cassie shkrimin e nisi me disa lavdërime për grupet e fansave të këngëtares duke i bashkangjitur edhe një mendim mbi “komentet e këqija” që janë hedhur në postimet e Britney ndër vite. Sipas saj, Spears është ajo që krijon postimet e saj dhe vetë ajo shkruan titrat e saj për Instagram.

“Britney bën kërkesa në lidhje me redaktimet për videot e saj ndërsa ekipi i mediave sociale bën ndryshimet. Është Britney ajo që përcakton nëse produkti përfundimtar postohet. Ajo ka deklaruar shumë herë që krijon postimet, por njerëzit vazhdojnë të besojnë teoritë konspirative mbi ato që thotë Britney” shkruan Cassie.

Ndër të tjerash ajo fton adhuruesit e Spears që të mos e ngacmojmë këngëtaren – “Mos e ngacmoni, sepse ajo nuk e meriton këtë. Ajo po argëtoht duke krijuar postime dhe duke shpërndarë imazhe që asaj i pëlqejnë. Këtu nuk ka ndonjë agjendë të fshehtë për të”.

“Ajo thjesht po kënaqet dhe shpresoj që kjo t’i ndihmojë njerëzit ta shohin për atë që Britney është në të vërtetë” shton ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore