Sport

Memushaj merr post të rëndësishëm në klubin italian


Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, do të marrë postin e trajnerit të të rinjve në klubin italian, Pescara.

Pra, 35 vjeçari nis një aventurë të re në karrierën e tij, derisa lajmin për emërimin e Memushajt si trajner të të rinjve, e ka dhënë vetë presidenti i Pescara-s, Daniele Sebastiani.

Memushaj ka kontribuar për shumë vite në klubin e Pescara-s si futbollist, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndaj tashmë i besohet rritja dhe evidentimi i të rinjve.

Vlen të ceket se Memushaj është trajneri i parë që merr skuadran e të Rinjve të Pescara-s, pasi që deri më tani kanë qenë vetëm italianët që kanë kryer këtë punë.

Ndërkohë, konfirmimi në rolin e trajnerit lë të kuptosh se karriera e futbollistit për Memushaj konsiderohet e përfunduar teksa sezonin e fundit vlonjati e mbylli në Serie C, ku u aktivizua në 27 ndeshje për Benevento-n duke shënuar edhe dy gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore