Lajme

Memory: Pse marrin pjesë kaq shumë parti në zgjedhjet në Kosovë? (VIDEO)


Në Kosovë nuk janë as dy milionë votues, por ka me dhjetëra parti politike që kërkojnë votën.

Numri i partive politike ka qenë gjithmonë i madh.

Edhe në zgjedhjet e para paslufte, ato të vitit 2001 kishin marrë pjesë 26 parti.

Derisa në ato të vitit 2004 numri u rrit në 33.

Analistët dhe njohësit e politikës në Kosovë thonë që numri i madh i partive, sidomos në qeverisje, është i gabuar, pasi që as nuk përfaqëson elektoratin e vet dhe gjithashtu pamundëson adresim të fajtorit.

Shikojeni emisionin e plotë: 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore