Shqipëria

Memaliaj, atentat ndaj avokatit: U qëllova për shkak të detyrës


Policia ka bërë me dije se avokati, Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër, i ka shpëtuar mrekullisht një atentati të kryer në orët e mbrëmjes.

Sipas informacionit paraprak ngjarja ka ndodhur në fshatin Qesarat të Memaliajt, teksa avokati bashkë me nipin po lëvizin me makinë.

Në dëshminë e tij Zotaj thotë se Fatos Lamaj, 36 vjeç, u kishte zënë pritë për ta ekzekutuar, por përmes një manovre të mjetit arriti t’u shmangej plumbave.

Zotaj thotë se ngjarja ka qenë për shkak te detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 dite ne paraburgim.

Kjo për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij.

Pas dëshmisë së avokatit Policia ka bërë të mundur shoqërimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore