Lajme

Mehaj takohet me gjeneralin Howard – diskutojnë për objektivat në fushën e mbrojtjes


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Zëvendës komandanti i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Michael L. Howard.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, dhe komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, kanë pritur në takim zëvendës komandantin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Michael L. Howard, me të cilin bisedoi për të arriturat, proceset zhvillimore si dhe objektivat për të ardhmen.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit për media në të cilin thuhet se të dy theksuan rendësin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes departamentit të Mbrojtjes dhe ushtrisë amerikane.

“Me këtë rast, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari shprehën kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Howard, duke e njoftuar atë me të arriturat e deritashme dhe proceset zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe objektivat për të ardhmen”.

“Të dy theksuan rëndësinë shumë të madhe të mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së, përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Ushtrisë Amerikane, si dhe  bashkëpunimin dhe sinkronizimin e ngushtë me ta”, thuhet në njoftim.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Zëvendës komandanti i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Michael L. Howard.

Ndër të tjera, thuhet së është diskutuar edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, po ashtu në reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale.

“Nga ana e tij, Gjeneral Hoëard, shprehu vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe siguroi ata për mbështetjen në proceset zhvillimore edhe në të ardhmen. Ndër të tjera, në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik global, si dhe reflektimin e tyre në mjedisin e sigurisë rajonale”.

Mehaj dhe Jashari i ritheksuan qëndrimin Gjeneralit Howard se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm përkrahë SHBA-së dhe aleatëve të saj, në rrugën e integrimeve euroatlantike si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, kontinental dhe global.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore