Lajme

Më shumë se 10 shpërthime ranë në zonën e uzinës së Zaporizhzhya-s


Në mëngjesin e 20 nëntorit, ekspertët e IAEA-s raportuan se më shumë se 10 shpërthime ranë në afërsi të uzinës bërthamore të Zaporizhzhya-s.

Kjo, duke dëmtuar disa ndërtesa në vendin e uzinës.

Lajmi u bë i ditur nga faqja e internetit e IAEA-s.

“Ekspertët e IAEA-s në ZNPP i raportuan selisë së Agjencisë se më shumë se një duzinë shpërthimesh u dëgjuan për një periudhë të shkurtër kohore në mëngjes me orën lokale. Ekipi i IAEA-s mund të shihte gjithashtu disa nga shpërthimet nga dritaret e tyre”, thekson njoftimi zyrtar.

Disa ndërtesa, sisteme dhe pajisje raportohet se janë dëmtuar në vendin e ZNPP-së, por asnjëra nuk është aktualisht kritike për sigurinë bërthamore.

Nuk pati raportime për viktima.

Vihet re se ekspertët e IAEA janë në kontakt të ngushtë me administratën e stacionit dhe do të vazhdojnë të vlerësojnë situatën dhe të raportojnë për të.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Raphael Grossi, i bëri thirrje “urgjente” Ukrainës dhe Rusisë që të bien dakord dhe të zbatojnë një zonë të sigurisë bërthamore rreth ZNPP-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore