Lajme

Më shumë se 1 mijë civilë kanë vdekur në trazirat në Mianmar


Protestuesit përleshen me policinë në Mianmar pas grusht-shtetit
Sipas një grupi avokatie, forcat e sigurisë të Mianmarit kanë vrarë më shumë se 1 mijë civilë, që kur ushtria rrëzoi Aung San Suu Kyi nga pushteti gjashtë muaj më parë.

Vendi ka qenë i trazuar që nga 1 shkurti, kur forcat e armatosura morën pushtetin përmes grusht shtetit duke shkaktuar mosmarrëveshje ndërsa protestuesit kërkuan një kthim në demokraci.

Forcat e sigurisë u përgjigjën me goditje të përgjakshme, duke përdorur raunde të drejtpërdrejta kundër civilëve. Por turmat anti-junta, disa prej të cilëve kanë krijuar grupe vetëmbrojtjeje ende po dalin çdo ditë në rrugë në marshime të shpejta.

Shoqata e Asistencës për të Burgosurit Politikë, një grup aktivistësh që verifikon vdekjet dhe arrestimet masive nën regjim, tha se numri i njerëzve të vrarë nga forcat e sigurisë arriti mbi 1 mijë, të mërkurën.

“Për sa kohë që ushtria është në pushtet, ata do të vazhdojnë të vrasin të rinj, profesionistë si mjekë mësues, burra, gra dhe fëmijë”, tha Ko Bo Gyi, sekretar i përbashkët i AAPP.

“Ata nuk po vrasin vetëm jetën tonë, por të ardhmen dhe shpresat demokratike të vendit”.

Ko Bo Gyi, grupi i të cilit është quajtur një organizatë “e paligjshme” nga junta, akuzoi autoritetet për “armatosjen” e Covid-19 pasi vendi po përballon një rritje vdekjeprurëse.

Deri më tani Mianmar ka regjistruar më shumë se 363 mijë raste dhe 13 mijë e 786 vdekje nga Covid-19.

Kriza shëndetësore është përkeqësuar nga mungesa e kujdesit mjekësor formal pasi shumë spitale janë zbrazur nga stafi që u bashkohet grevave mbarëkombëtare kundër juntës.

Pacientët gjithashtu ngurrojnë të shkojnë në spitalet e drejtuara nga ushtria, duke krijuar radhë të gjata për oksigjen dhe furnizime mjekësore në barnatoret në të gjithë Yangon.

Junta e ka arsyetuar vazhdimisht grusht-shtetin duke pretenduar mashtrim të gjerë në zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke dhënë një numër shumë më të ulët të vdekjeve civile.

Autoritetet thanë në qershor se më shumë se 90 anëtarë të forcave të sigurisë ishin vrarë në përleshje.

Aung San Suu Kyi po përballet me një sërë akuzash penale, nga posedimi i kamionçinave ilegalë deri te shkelja e aktit të sekreteve shtetërore.

Min Aung Hlaing, kreu i ushtrisë, u vendos si kryeministër i një qeverie “kujdestare”, të cilën junta e ka quajtur këshilli i administratës shtetërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore