Lajme

“Qeveri e korruptuar dhe që ka bërë kompromise të mëdha për vendin”, Haradinaj e Limaj me kritika për Kurtin

“Qeveria Kurti është më e korruptuara që e ka pasur Kosova”.

Kështu ka thënë para gazetarëve kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

“Nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore. Kjo qeveri jo vetëm që nuk i ka sjellur suksese Kosovës, por ka bërë kthim mbrapa në shumë çështje serioze”, shtoi ai.

Ndërkaq lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, theksoi se po krijohet përshtypje se kryeministri Kurti “është këmbëngulës” në qëndrimet e tij.

“Nuk ka kryeministër që ka bërë kompromise më të mëdha për vendin, vendi ka marrë goditje, ka hequr dorë nga shumë qëndrime. Kosova është ndalur qe tre vite dhe është humbur mundësia e promovimit të saj në arenën ndërkombëtare”, potencoi Limaj.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA Socialdemokrate, kishin nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhore, që nënkupton se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare këto dy parti do të garojnë së bashku.

Marrëveshja në mes të dy partive opozitare, njëra parlamentare e tjera jo, u nënshkrua nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021 – të fituara me mbi 50 për qind nga Lëvizja Vetëvendosje – AAK dhe NISMA, posaçërisht kjo e fundit, nuk patën rezultate të mira.

AAK e Ramush Haradinajt mori besimin e vetëm 7.1 për qind të qytetarëve të Kosovës, apo përkthyer në mandate deputetësh, 7 sosh.

Nga ana tjetër, NISMA e Fatmir Limajt kishte siguruar vetëm 2.63 për qind të votës totale, për të mos e kaluar kështu pragun prej 5 për qind, që do t’i siguronte asaj ulëse në parlament.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore