Shqipëria

Më 11 shtator nis viti i ri shkollor


Viti i ri shkollor do të nisë më 11 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka miratuar strukturën e vitit shkollor 2023-2024 ku përcakton se përfundimi i shkollës do të jetë më datë 14 qershor.

Ndërkohë, përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, më 31 maj 2024.

Por do të ketë edhe një risi. Vitin e ardhshëm mësimor do të ketë një ndryshim për sa i përket moshës së nisjes së klasës së parë.

Referuar ndryshimeve ligjore, një fëmijë mund të regjistrohet në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç.

Megjithatë, kushti është që të mbushë 6 vjeç  brenda 31 dhjetorit të atij viti kalendarik.

Ndërkaq, nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh.

Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, kurse periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill.

Ndërsa provimet kombëtarë të arsimit bazë, sipas vendimit, do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 qershor.

Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore