Lajme

Mbretëria e Bashkuar nuk është më në gjendje të ofrojë asistencë konsullore personalisht në Ukrainë


Mbretëria e Bashkuar nuk është më në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore personalisht për britanikët në Ukrainë, sipas Zyrës së Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO).

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ruan një prani diplomatike në Ukrainë, por ne nuk mund të ofrojmë më asistencë konsullore personalisht për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë”, tha FCDO-ja në këshillat e përditësuara të udhëtimit të botuar të hënën.

Shtetasit britanikë që kanë nevojë për ndihmë konsullore tani janë udhëzuar të telefonojnë një linjë ndihmëse 24 orëshe ose të përfitojnë nga shërbimet e plota konsullore në vendet fqinje me Ukrainën.

Shtetasit britanikë janë këshilluar gjithashtu të “qëndrojnë vigjilentë” nëse vendosin të qëndrojnë në Ukrainë gjatë operacioneve të mundshme luftarake dhe të mbajnë nën shqyrtim të vazhdueshëm planet e tyre të nisjes.

Kjo është dita e 12 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrianës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së 1.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mbi 11 mijë ushtraë rusë kanë humbur jetë. Ndërsa 364 civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet e vazhdueshme ruse që prej 24 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore