Lajme

Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet Francës/ Dërgon anije luftarake në portin e Jersey-it


Dy anije luftarake britanike kanë mbërritur në brigjet e Jersey-it, mëngjesin e 6 majit, në përgjigje të 80 anijeve franceze, të cilat u mblodhën në portin e Shën Helier-it, në një protestë për rregullat etë drejtave të peshkimit pas-Brexit.

HMS Severn dhe HMS Tamar u mbajtën larg ndërsa vëzhgonin flotën e anijeve të vogla franceze që ishin grumbulluar në jug të Ishullit Channel.

Zyrtarët britanikë të Downing Street deklaruan se anijet luftarake ishin dërguar për të “monitoruar situatën”.

Peshkatarët francezë po protestojnë rreth licencave të reja të lëshuara të premten që kufizojnë numrin e ditëve që ata mund të veprojnë në ujërat e përbashkëta.

Chris Le Masurier, pronari i Jersey Oyster Company, i përshkroi kushtet e vendosura në licencat e reja të pas-Brexit të lëshuara për peshkatarët Breton dhe Norman si “fyese dhe diskriminuese”.

Të dy anijet e marinës u dërguan brenda natës midis një lufte fjalësh mbi regjimin e ri.

Kjo e fundit u intensifikua kur ministri francez për Çështjet e Detit, Annick Girardin, bëri me dije se mund të ndërprisnin furnizimet e energjisë elektrike.

Qeveria franceze thotë se sistemi i licencimit për peshkatarë që Jersey prezantoi është i padrejtë dhe i papranueshëm.

Kryeministri anglez Boris Johnson dërgoi dy anije patrullimi të Marinës Mbretërore për të mbrojtur Jersey-in nga një bllokim i papritur për të mërkurën në mbrëmje.

Masa pasoi bisedimet midis Johnson dhe kryeministrit të Kurorës britanike, John Le Fondré, i cili kishte paralajmëruar Downing Street për lëvizjet e afërta nga anijet franceze të peshkimit për të bllokuar portin kryesor të ishullit.

Një zëdhënës i Downing Street tha se Johnson kishte “nënvizuar mbështetjen e tij të palëkundur për Jersey-in” në krizë.

Johnson e përshkruajti si të si “të pajustifikueshme” çdo kërcënim për të bllokuar pikën kryesore të hyrjes së Jersey-it për furnizimet vitale.

“Si masë paraprake, Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë dy anije patrullimi në det të hapur për të monitoruar situatën. Qeveria britanike dhe Jersey-it do të vazhdojnë të punojë ngushtë për këtë çështje”.

Ishulli ndodhet 23 km larg bregut verior të Francës dhe 140 km në jug të bregdetit të Britanisë.

Traktakti Britani-Francë

Mosmarrëveshja duket se buron nga Traktati i Gjirit Granville, i cili përcakton të drejtat e peshkimit në ujërat e përbashkëta.

Ky Traktat përfundoi më 1 janar si rezultat i Brexit, pas një konflikti të gjerë mes Mbretërisë së Bashkuar (MB) dhe Bashkimit Evropian (BE).

Burime të qeverisë britanike, thanë se po bëjnë përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen para se të përkeqësohej.

David Frost, ish-negociatori kryesor i Brexit, njëkohësisht dhe ministër përgjegjës për marrëdhëniet me BE-në, zhvilloi bisedime të planifikuara me ministrin francez të Çështjeve Evropiane, Clément Beaune, të martën pasdite.

Franca ka akuzuar MB-në për shkeljen e kushteve të marrëveshjes Brexit.

Jersey merr 95% të energjisë elektrike nga Franca përmes tre kabllove nënujore.

Një bllokadë e porteve do të rrezikonte furnizime të freskëta ushqimore në ishull, shumica e të cilave vijnë nga MB-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore