Lajme

Mbretëria e Bashkuar, 53 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën


Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë edhe 53 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën.

Kështu ka bërë me dije zyra e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Sakaq, ndihma vjen pas diskutimit të kryeministrit Boris Johnson me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe takimet me krerët e komunitetit ukrainas në Londër gjatë fundjavës.

Lidhur me financimin, ai do të ndihmojë “agjencitë e ndihmës t’i përgjigjen situatës së përkeqësuar humanitare, duke krijuar një litar shpëtimi për ukrainasit përmes aksesit në nevojat bazë dhe furnizimet mjekësore”.

Gjatë bisedës mes dy krerëve, Zelensky e informoi Johnson-in për “nevojën kritike për ndihmë humanitare pasi njerëzit detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë siguri”.

 

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore