Jetesë & Stil

Mbretëresha ndan foton me princin Philip, pak para funeralit


Vetëm pak orë para varrimit Mbretëresha Elisabeth ,ka ndarë një nga fotografitë e saj të preferuara të saj me burrin e saj prej 73 vjetësh, shkruan BBC.

Çifti mbretëror janë fotografuar duke u pushuar në një vend plot gjelbërim, në Aberdeenshire gjatë vitit 2003. Princi është shtrirë , duke u mbështetur në bërryl, dhe një kapele që e mban afër gjurit.

Varrimi i tij do të bëhet në Kalanë Windsor në orën 15:00 sot (e shtunë).  Fëmijët e tij është planifikuar të ecin pas vargut të tij gjatë ceremonisë.

Në fotografi, që është bërë në një ditë me diell në Coyles of Muick pranë qytetit Balber të Aberdeenshire, Mbretëresha dhe Princi Philip duken plotësisht të qetë dhe po i buzëqeshin ngrohtësisht nuses së tyre Sophie e cila bëri fotografinë.

Mbretëresha, veshur me një fund, bluzë dhe triko,  është ulur në një qilim me burrin e saj.

Në javën që kur Princi Philip vdiq në moshën 99 vjeç, disa anëtarë të familjes mbretërore kanë hedhur  fotografi shumë të bukura që janë bërë kohë më parë.

Funerali i Princit Philip, transmetohet në BBC, në 12: 30 dhe 20:10.

Varrimi do të transmetohet gjithashtu dhe Radio 5 drejtpërdrejt, BBC World Service English, BBC Radio Scotland dhe BBC Radio Ulster.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore