Kulturë

Mbretëresha e Anglisë dhuron Medaljen Mbretërore të Artë për Balkrishna Doshi


Arkitekti indian, Balkrishna Doshi

Arkitekti indian, Balkrishna Doshi është nderuar me Medaljen Mbretërore të Artë të Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë për vitin 2022.

E miratuar personalisht nga Mbretëresha, Medalja e Artë Mbretërore nderon ata që kanë formësuar “përparimin e arkitekturës”.

Një nderë të shumët ishte edhe Doshi, i cili u zgjodh në shenjë vlerësimi për 100 projekte të ndërtuara në karrierën e tij 70 vjeçare dhe ndikimin e tij në drejtimin e arkitekturës në Indi.

“Jam i befasuar këndshëm dhe thellësisht i përulur që mora Medaljen Mbretërore të Artë nga Mbretëresha e Anglisë”, u shpreh Doshi.

Këto çmime jepen për çdo vit nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA).

“Lajmi i këtij çmimi solli kujtimet e kohës sime duke punuar me Le Corbusier në vitin 1953, kur ai sapo kishte marrë lajmin për marrjen e Medaljes Mbretërore të Artë”.

Balkrishna Doshi dhe Le Corbusier

Doshi shprehet se është krenar që pas gjashtë dekadave i është dhënë i njëjti çmim sikurse ai i le Corbusier.

“Sot, gjashtë dekada më vonë, ndihem vërtet i dërrmuar që më jepet i njëjti çmim si Le Corbusier, duke nderuar praktikën time gjashtë dekadash”, thotë Doshi.

Balkrishna Vithaldas Doshi, i lindur më 26 gusht të vitit 1927, konsiderohet të jetë një figurë e rëndësishme e arkitekturës indiane dhe shquhet për kontributin e tij në evoluimin e diskursit arkitektonik në Indi.

Pasi ka punuar me Le Corbusier dhe Louis Kahn, ai është një pionier i arkitekturës moderniste dhe brutaliste në Indi.

Në vitin 2018, ai u bë arkitekti i parë indian që mori Çmimin e Arkitekturës Pritzker, i cili konsiderohet si një nga çmimet më prestigjioze në arkitekturë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore