Jetesë & Stil

Mbrëmja madhështore ‘Met Gala’


Met Gala – eventi i famshëm i modës – mblodhi edhe këtë vit figurat publike më në zë të momentit.

Si çdo vit, me një tematikë të re.

Nata e 13 shtatorit, ishte ajo e “Në Amerikë-Një leksik i modës”.

Veshjet ishin nga më të larmishmet: të thjeshta, ekstravagante, transparente e të veçanta.

Në tapetin e kuq, parakaluan artistë nga e gjithë bota.

Spikatën ikonat botërore, si: Rihanna, Kim Kardashian, Lil Nas X, Iman, Ciara, Frank Ocean, Gigi Hadid dhe Kandell Jenner.

Qëllimi i “Met Gala”-së, mbledhja e fondeve për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore