Shqipëria

Mblidhet kryesia e PS-së në orën 17:30


Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është mësuar se pasditen e 28 janarit do të mbledhë kryesinë.

Në orën 17:30 pritet që të organizohet mbledhja. Te kjo e fundit mendohet se do të diskutohet për zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Kujtojmë që PS-ja është regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 25 janar. Gjashtë janë bashkitë që do të garojnë partitë për marrjen e kreut – Durrës, Shkodër,  Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.

Përveç PS-së pranë KQZ-së janë regjistruar edhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi datën 6 mars si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Kujtojmë që këta gjashtë bashki kanë mbetur pa kryetar. Aktualisht, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra drejtohen nga kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur.

Ndërsa Voltana Ademi në Shkodër vijon të mbajë mandatin përtej afateve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore