Shqipëria

Mbledhje e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi më 27 shkurt


Më 27 shkurt mësohet se do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Mali i Zi.

Mbledhja do të mbahet në Podgoricë, teksa kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dritan Abazovic do të diskutojnë projekte dhe çështje konkrete bashkpunimi mes dy vendeve.

Kjo është mbledhja e dytë që realizohet mes dy qeverive.

Vitin e kaluar, në takimin mes dy kryeministrave në Ohër është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë.

Edhe më datë 27 shkurt do të jetë prioritet dakordësia për realizimin e këtij projekti edhe në rrafshin financiar.

Po ashtu synimi për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet do të diskutohet në mbledhje me paraqitjen e projekteve konkrete nga të dyja palët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore