Lajme

Mbi 800 raportime për krime lufte në Mariupol


Këshilli i qytetit të Mariupol-it, një nga qytetet më të sulmuara të Ukrainës, ka mbledhur mbi 800 raportime për krime lufte nga banorët që kanë arritur të largohen nga qyteti i rrethuar.

Vadym Boichenko, kryebashkiaku i Mariupol-it, ka zbuluar se të gjitha informacionet në lidhje me krimet e supozuara të luftës i janë përcjellë zyrës së prokurorit të rajonit.

Sipas tij, banorët kanë dhënë dëshmi për sulmet kryesore në qytet.

Në to përfshihet “reparti i maternitetit të Mariupol-it i shkatërruar nga avioni armik dhe Teatri i Dramës, ku vdiqën shumë gra dhe fëmijë, si dhe spitali 1, ku banorët me lëndime të rënda u dogjën të gjallë”.

Ai ka theksuar se të gjitha provat do të jenë pjesë e një procedimi më të gjerë penal për gjenocidin e banorëve të Mariupol-it.

“Ka shumë shembuj të krimeve të luftës të ushtrisë pushtuese ruse të udhëhequr nga krimineli i tyre kryesor, Putin-i”, ka shtuar kryebashkiaku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore