Shqipëria

Mbi 43 mijë bebe në 2021-in, Rama: Garantojmë bonusin dhe për këtë vit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  përmes një postimi në median sociale, Facebook ka bërë me dije se qeveria do të garantojë bonusin për bebet dhe përgjatë vitit 2022.

“Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë. 40 mijë lekë për fëmijën e pare, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe120 mijë lekë për fëmijën e tretë e më tej”.

Rama thekson se “43 mijë e 581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes”, shkruan ai.

Gjithashtu sipas numrit një të qeverisë, 115 mijë e 764 fëmijë të lindur nga janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit.

Shpërblimi për bebet u rikthye me ardhjen në pushtet të kryeministrit Rama, pasi kishte mbetur pezull. Më parë ai ka qenë në shumën e 5 mijë lekëve, vendosur në vitin 2000, kur vetë Rama ishte kryetar i Bashkisë Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore