Lajme

Mbi 20 punonjës policorë u arrestuan në vitin 2023, thotë IPK-ja


Inspektoriati Policor i Kosovës.

Vetëm gjatë vitit 2023, mbi 20 punonjës policorë janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Lajmin e ka bërë të ditur IPK-ja përmes një komunikate për media ku ka theksuar se i kanë menaxhuar mbi 1 mijë ankesa.

“Për periudhën raportuese, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime: ka arrestuar 35 të dyshuar ( 21 punonjës policorë dhe 14 qytetar), 71 rekomandime për suspendim, në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 74 Kallëzime Penale, 54 Raporte të Veçanta dhe 56”, thuhet në komunikatë.

Për ankesat, IPK-ja ka thënë se janë duke u hetuar në drejtorinë për hetime të brendshme, ndërsa disa të tjera janë përcjell në një departament tjetër.

“Prej tyre 1145 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 540 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale (pjesa tjetër janë përcjellë në institucione tjera dhe në Departamentin e Inspektimeve)”.

Më 29 janar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishin vizituar Inspektoratin Policor të Kosovës, ku ishin pritur nga kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.

Në këtë takim kreu i ekzekutivit kërkoi nga IPK-ja që t’i trajtojë me efikasitet rastet e raportuara nga qytetarët

“Në mesin e temave të diskutuara ishin dhe rëndësia e trajtimit efikas të rasteve të raportuara nga qytetarët, ruajtja e të dhënave të raportuesve si dhe trajtimi i paanshëm dhe profesional i rasteve të pranuara”, thuhet në njoftim për media të zyrës së Kurtit.

Po ashtu, në takim u prezantuan angazhimet dhe arritjet e IPK-së gjatë vitit 2023 si dhe prioritetet e vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore